Rifat Jashari tregon kush janё meritorёt për formimin e Ushtrisë

Vëllai i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, Rifat Jashari ka dy fjalё pёr krijimin e Ushtrisë së Kosovës, bёn tё ditur Kabllogrami.

Për këtë ditë, sipas tij më meritorët janë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe se kёtё akt e kanë pritur me vite të tëra, transmeton kp.

“Kjo është një kënaqësi jo vetëm për mua, dhe ne si familje Jashari, por për tërë kombin shqiptar. Këtë ditë e kemi pritur me vite të tëra, duke iu falënderuar bijve e bijave të Kosovës që e morën guximin, ia kthyen pushkën ushtrisë dhe policisë serbo-sllave. Fal gjakut të tyre, luftës së tyre sot jemi këtu ku jemi, ishalla e gëzojmë, ishalla gjë të keqe më nuk i ndodh popullit tonë, vendit tonë”, tha ai pёr kp. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë