Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të ngriten deri në 34 gradë

Sipas parashikimeve të meteorologëve, vala e të nxehtit afrikan ditëve në vijim do të vazhdojë të shtrihet mbi rajon, duke vazhduar me rritje të theksuar të temperaturave mbi vlera mesatare, transmeton Kabllogrami.

Fushat e presionit të lartë mbi rajonin e Mesdheut do të vazhdojnë të kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Vapa afrikane do të vazhdojë edhe ditëve të fundjavës, e sipas tendencave të fundit edhe gjatë javës së ardhshme.

Për ditën e sotme temperaturat minimale do të shënojnë 17 gradë celsius, ndërsa maksimalet deri në 34 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi me shpejtësi 2-6m/s. Indeksi UV do të jetë 8. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë