Sipas mediave serbe: Presidentes kroate i vjen keq që s’mori pushkën dhe nuk qëlloi serbët

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, sipas shtypit serb që jo rrallë shërbehet me spekulime dhe tendenca për senzacione mediatike, ka lëshuar një deklaratë bombastike e cila ka ngjallur reagime të mëdha në Serbi.

Kitarovic duke folur për luftën që ka pasur Kroacia me Serbinë, paska pas thënë se asaj i vjen keq që nuk ka qëlluar serbë.

E përditshmja serbe ‘Informer’ e afërt me presidentin Vuҫiq, dhe që njihet si media spekulative, në ballinën e sotme ka vendosur një fotografi të presidentes me uniformë ushtarake.

“Žao mi je što nisam pucala na Srbe”, titulli i kësaj gazete, e që në shqip i bie; “Më vjen keq që nuk i kam qëlluar serbët”, përcjell Gazeta Express.

Kitarovic madje thotë, gjithnjë sipas “Informer”, që është ndier e penduar që nuk mori një pushkë dhe nuk iu bashkua luftës ndaj serbëve gjata operacionit ‘Olluja’ apo siç njihet ndryshe ‘Stuhia’.

Kujtojmë se presidentja kroate është bërë qendër e vëmendjes edhe nga mediat botërore për shkak të vendimeve të saj, pamjes, gjesteve dhe shumë gjërave që karakterizojnë atë si presidente femër, por që gjithë këto veprime të saj, me shumicë të madhe janë mirëpritur në përgjithësi nga opinioni vendas dhe ndërkombëtar. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë