Sa ironike: Thaçin kёto ditё po e ulin kryevendi kudo nё botё, derisa shokёt po i ulen nё Gjykatёn Speciale

Dhe, Gjykata Speciale ishte themeluar duke pasur pёr bazё, si protagonist kryesor pikёrisht z. Hashim Thaçi, shkruan Kabllogrami

Thaçi dhe Merkel janё ulur pranё njёri tjetrit në ceremoninë mortore të Bushit të vjetër. Burrështetas dhe liderë të shumtë botërorë, përfshirë edhe presidentin Thaçi, kanё marrё pjesë në ceremoninë mortore dhe varrimin e Presidentit të 41-të të SHBA-së, George H.W. Bush. Gjatë ceremonisë zyrtare, presidenti Thaçi dhe kancelarja Merkel shihen duke komunikuar me njëri-tjetrin dhe të ulur pranё njёri tjetrit diku te vendet VIP.

Kёshtu ndodhi edhe ditё mё parё nё Francё, kur po shёnohej 100 vjetori i mbarimit tё luftёs sё parё botёrore. Derisa në ceremoninё qёndrore nё Paris tё Francёs, nё mesin e rreshtit të parë të binës ishin ulur mikpritësi, presidenti francez Emmanuel Macron dhe mysafirët kryesorë, presidentët amerikan dhe rus, Donald Trump dhe Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, menjëherë pas tyre në rreshtin e dytë, ishte ulur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Nёse presidenti i Kosovёs ka arritur qё tё krijojё autoritetin dhe respektin pёr ta vlerёsuar si tё tillё, pёr ç’gjё ka shumё dilema, atёherё edhe qytetarёt e Republikёs sё Kosovёs duhet tё jenё tё lumtur pёr respektin qё i bёhet kreut tё shtetit tё tyre. Por dyshimet janё gjithandej se Thaçit po i bёhet ky nder e respekt derisa ta firmos marrёveshjen pёr ndarjen e Kosovёs, nёn kёrcёnimin pёr ta derguar nё Gjykatёn Speciale nё Hagё, e cila Gjykatё ishte krijuar dhe ndёrtuar ekskluzivisht rreth emrit tё Hashim Thaqit pas raportit kontraverz dhe tejet spekulativ tё senatorit evropian Dick Martyt. Por, Thaçi s’po dёrgohet atje, pёrkundrazi po nderohet tej mase!? Nё vend tё tij po ia mbledhin shokёt e luftёs çlirimtare!. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë