Zaev: Ёshtë e mundur të kemi president shqiptar

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev thotë se mund të kandidojnë një shqiptar si kandidat konsensual për president të Maqedonisë Veriore me partitë shqiptare.

Zaev tha se do të vazhdojë bisedimet me partnerët e koalicionit për gjetjen e një kandidati të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Besoj se kjo është e mundshme. Nëse e bëjmë këtë, edhe njëherë e konfirmojmë idenë ‘një shoqëri për të gjithë’ dhe i dërgojmë mesazh të qartë qytetarëve se qëndrojmë prapa personit, për të cilin paraprakisht pajtohemi se do të ishte një president i shkëlqyeshëm i Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Zaev pas takimit me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, transmeton RTV Iliria.

Zaev tha se planifikon edhe takime tjera me partitë shqiptare që janë pjesë e koalicionit.

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut mbahen më 21 prill. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë