Shpёtojnё dy alpinistët shqiptarë, largohen me aeroplan nga Antarktida

Arianit dhe Mrika Nikqi tashmë nuk janë në rrezik për jetë në kontinentin e Antarktikut. Dy alpinistët pejanё pas pushtimit me sukses të majës më të lartë të kontinentit të akullt Mount Vinson 4892 lmb, kishin mbetur tё bllokuar pasi qё moti ishte keqёsuar, transmeton Kabllogrami.

Edhe pse në kampin bazë do të duhej të qëndronin një apo dy ditë, moti nuk ishte në favor të tyre që të merrnin dritën e gjelbër për të fluturuar drejt Union Glacierit. Pas përmirësimit të motit, sportistët dhe ekspedita e tyre tashmë janë nisur drejt Punta Arena Chile.

“Për të gjithë ju që keni pritur me durim, duke treguar dashuri, kujdesje dhe mbështetje, ndihemi të kënaqur të ju njoftojmë se pas 20 ditësh qëndrimi në Vinson Masiff, Mrika dhe i gjithë ekipi i alpinistëve i’a kanë dal me sukses jashtë Kampit Bazë, dhe janë nisur drejt Union Glacier natën e djeshme, prej nga do të fluturojnë jashtë kontinentit të ftohtë të Antarktikut drejtë Punta Arena Chile”, shkruan në njoftimin e shoqatës së alpinistëve të Gjeravicës, pёrcjell Kabllogrami.

Gjatë ditës së sotme ata do të marrin edhe certifikatën e kompletimit të ekspeditës, të cilën ekipi do ta pranojë në Union Glacier.

Ndryshe, babë e bijë kujtojmë kishin pushtuar majën më të lartë të Antraktikut, ku nuk mungoi edhe ngritja e flamurit kombëtar shqiptar si dhe atij shtetëror të Kosovës.

Bashkëshortja e Arianit Mikqit, alpinistit të ngujuar në Antarktik, Albanina kishte shprehur shqёtёsimin e saj pёr burrin dhe vajzёn kur kishte deklaruar se ‘nuk e di sa munden të mbijetojnë në ato kushte Arianiti dhe Mrika’. Por fatmirёsisht tash çdo gjё ёshtё nё rregull. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë