Shqipëri, lëvizje intensive të popullsisë brenda dhe jashtë vendit

“Gjatë vitit 2017, vetëm dy qarqe në Shqipëri, Tirana dhe Durrësi, kanë pësuar rritje në numrin e popullsisë”, vlerësohet në Vjetarin Statistikor Rajonal të publikuar së fundmi nga Instituti shqiptar i Statistikave. Sipas të dhënave zyrtare në 12 Qarqet e vendit vetëm dy Qarqet Tiranë dhe Durrës kanë koeficientin bruto të ndryshimit të popullsisë pozitiv, respektivisht 24,8, dhe 16,7 për mijë banorë, ndërsa në Qarqet e tjerë ky tregues është negativ, raporton Kabllogrami

 

Në vitin 2013 Qarku Tirane numëronte 807.244 banorë ndërsa në vitin 2017 numëron 873.178 mijë banorë. Po kështu Durrësi në vitin 2013 numëronte në nivel qarku 275. 045 mijë banorë ndërsa në vitin 2017 numëron 287. 226 mijë banorë.

Në ndryshimet në popullsinë e qarqeve, përveç dy komponentëve, shtesës natyrore dhe migracionit neto, një rol kryesor luajnë edhe lëvizjet e brendshme të popullsisë. Vjetari statistikor vlerëson se migracioni i brendshëm në Shqipëri është më së shumti sinonim i urbanizimit. Pjesa më e madhe e njerëzve që kanë ndryshuar vendbanimin në pesë vitet e fundit, thuhet në botim, kanë lëvizur në qendrat urbane, që në shumicën e rasteve, përfshin kryeqytetin, Tiranën, ose zonat përreth tij”.

Në të dy Qarqet Tiranë dhe Durrës është rritur edhe Dendësia e Popullisë për kilometër katrorë. Kështu Qarku i Tiranës i cili përfshin edhe kryeqytetin e Shqipërisë, ka dendësinë më të lartë me 529 banorë për km2, ndërsa Qarku i dytë me dendësinë më të lartë është Durrësi me 375 banorë për km2 i ndjekur nga qarku i Fierit me 159 banorë për km2.

Qarqet e Gjirokastrës, Dibrës dhe Kukësit janë zonat të cilat kanë një balancë të thellë negative të migracionit të brendshëm pasi këto qarqe përjetojnë flukse shumë më të larta dalëse të popullsisë sesa flukse hyrëse. Në vitin 2013 Qarku i Gjirokastrës numëronte 72.550 banorë ndërsa në vitin 2017 numëron 64.446. Po kështu Qarku Dibër numëronte në 2013 rreth 136. 027 mijë banorë, ndërsa në vitin 2017 numëron 123 279 banorë. Dëndësia më e ulët e popullsisë përqendrohet në Qarkun e Kukësit në verilindje dhe Qarkun e Gjirokastrës në Juglindje, deisa Qarku Gjirokastër ka dendësinë më të ulët në territorin e Shqipërisë, rreth 22 banorë për km katror. /©kabllogrami.com/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë