Shqipëria, fuqia e tretë ushtarake në rajon

Shqipëria renditet e treta në rajon, e 24-ta në NATO dhe e 92-ta në botë për nga fuqia ushtarake, është bërë e ditur para pak kohe nga ‘Indeksi i Fuqisë Ushtarake’ që analizon 127 vende të botës duke i listuar në bazë të fuqisë ushtarake, shkruan portali Global Firepower, i cili merret me analizën e të dhënave mbi shkathtësitë ushtarake të vendeve të ndryshme të botës, përcjell Kabllogrami

 

Nga vendet e rajonit Shqipëria lë pas Maqedoninë, e renditur e 116-ta në botë dhe Bosnjë-Hercegovinën në vendin e 121-të. Ndërkohë, Serbia renditet e 83-ta dhe Kroacia e 67-ta në botë. Kosova dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e listës, kurse Greqia renditet në vendin e 28-të në botë dhe Turqia në vendin e 8-të.

Tre vendet e para të listës janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kina. Këto janë të dhënat e Indeksit të Fuqisë Ushtarake që analizon 127 vende të botës duke i listuar në bazë të fuqisë ushtarake. /©kabllogrami.com/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë