Si duhet parё akuzat e sotme tё Thaçit ndaj Albinit e Glaukut

Mbrёmё kryetari i Lёvizjes Vetёvendosje, Albin Kurti nё njё intervistё nё ‘Rubikon’ tё KTV-sё mes tjerash tha: “Pse Thaçi nuk bëri deri sot marrëveshje? Sepse s’guxon. Se çohen 2 milionë në këmbë. S’ka ku kthehet”.

Duket qё Thaçit, pёr nga natyra kasnec dhe ofendues i ulёt ndaj rivalёve politikё, siç bёri ditё mё parё me Sali Berishёn e shumё tё tjerё qё s’janё nё linjёn e njejtё me tё, nuk e la pa ia kthyer me tё shpejtё Albinit, siç jemi mёsuar tashmё me tё.

Kur po dёshmonte sot nё njё seancё gjyqёsore, akuzoi rёndё nё stilin e tij me hamendёsime, rivalёt e tij politikё Albin Kurtin e Glauk Konjufcёn, nga rivalёt e paktё seriozё kёta qё i kanё mbetur si pengesё pёr t’i realizuar konstruktet e tij djallёzore nё sinkron me akademinё serbe dhe ca forca tё errёta tё huaja, pёr ta ndarё territorin e Kosovёs. Thaçi i veshi ata me petkut e pёrgjegjёsve kryesorё tё njё organizate qё paska kanosur dhe planifikuar akte tё likuidimit pёr disa figurave publike nё Kosovё qё konsiderohen si ish-bashkёpuntorё tё okupatorit serb dhe qё akoma punojnё pёr Serbinё, e nё dёm tё Kosovёs.

Si president nё detyrё i vendit, tё paktёn sipas kushtetutёs, do duhej tё ishte personifikim i unitetit tё shtetit e popullit, e jo pёrçarёs dhe denigrues i kёtij niveli rrugaqёsh. Pёr mё tepёr, tё akuzosh aq rёndё nё kёtё cilёsi tё pozitёs qё mban, duhet tё kesh prova tё pakontestueshme, e jo hamendёsime qё kinse i paska pas dёgjuar Albinin e Glaukun nё Kuvend duke thёnё: “K’ta veq duhet me i vra se ndryshe nuk hjekёn”.

Jemi dёshmitarё qё Thaçi nё simetri me ca klika tё huaja, i ka paluar bukur mirё rivalёt politikё, sidomos me konstruktin e ndёrtuar prej tyre enkas pёr kёtё qёllim (finalen e dialogut me Serbinё) qё quhet Gjykata Speciale nё Hagё. Po supozojmё qё Limaj do ta kundёrshtonte Thaçin nesёr nё ekipin dialogues, tё jeni tё bindur qё menjёherё do t’i vinte ftesa pёr Hagё. Edhe pёr Haradinajn i njejti fat. LDK-ja qё pas vdekjes sё presidentit Ibrahim Rugova, kurrё s’ka treguar konsistencё pёr mbrojtjen dhe ruajtjen e intersave nacionale, duke mos mundur t’u rezistojё presioneve tё “miqve” dhe interasave ekonomike tё ofruara.

Kёshtu, Thaçi i ka paluar tё gjithё. Veç Lёvizja Vetёvendosje ka mbetur akoma rezistente dhe pa shenja qё do tё mund tё thyhet. Por Albinin e Glaukun s’mund t’i çoj nё Hagё. Nga LVV-ja tё vetmin qё mund ta çojё nё Hagё ёshtё Rexhep Selimi. Prandaj, Thaçi tash me djallёzitё e tij “me yrnek serb pёr fabrikime”, provon tё thurrё konstrukte kundёr rezistencёs sё vetme qё i ka mbetur.

Me kёtё deklaratё tё sotme tё Thaçit tё thёnё nё gjykatё (jo rastёsisht i zgjedhur vendi pёr deklarata tё tilla), a do tё thotё kjo se me kёtё nisi ‘Gjuetia e Shtrigave’ ndaj Albinit dhe Glaukut.

Tashmё jemi bindur e mёsuar me thellёsitё dhe mjeshtrinё e kёtyre konstrukteve, e s’do tё habiteshim qё tashmё janё gjetur dёshmitarё, e nё mos edhe ndonjё nga tё akuzuarit (i pёrpunuar) qё qёllimisht ta implikonte Albinin e Glaukun nё frymёn e akuzave tё sotme tё Thaçit, pёr t’i veçuar diku nё ‘fllad’, pёr t’ua zbehur autoritetin nё popull, dhe kёshtu pёr t’ia lёnё Thaçit duart e lira pёr nёnshkrimin e ‘marrёveshjes historike’  me Serbinё me ndarje tё Kosovёs. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë