Sonte përmbyllet “Etnofest”

Sonte mbahet ceremonia e shpërndarjes së çmimeve të festivalit të arteve dhe kulturës tradicionale “Etnofest”.

Ky ishte edicioni i nëntë i këtij festivali i cili ka nisur më 20 gusht. Ndërkohë, sot gjatë ditës do të mbahet një punëtori kreative me instilacione gjithashtu do të hapet atelie e piktorëve dhe skulptorëve në “Etnofest”.

Ky Festival kthen në vëmendje të njerëzve traditën dhe trashëgiminë materiale, por edhe shpirtërore të popullit tonë.

Po ashtu, e veçanta e këtij edicioni ishte ringjallja dh lidhshmëria që iu është bërë riteve të vjetra, muzikës tradicionale me trendët modernë, duke i pasuruar dhe duke i bërë më të qasshme për publikun e ri./KsP/

©Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë