Sot, 20 vjet – fundi i okupimit serb të Kosovës

Sot bëhen 20 vjet nga fillimi i tërheqjes së forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, që shënon edhe fundin e pushtimit gjenodial të okupatorit serb.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare nga tokë dhe bombardimet e NATO-së nga ajri e detyruan pushtuesin serb të nënshkruaj marrëveshjen më 9 qershor 1999 në Kumanovë.

Atë e nënshkruan Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë.

Ndër të tjera në marrëveshje parashihej:

  1. c) që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-i, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i.
  2. d) u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës, e ndërsa në pikën
  3. e) të caktohet një zonë 5 kilometra përtej kufirit me RFJ-në brenda të cilës nuk guxon të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.

Sulmet, që vazhduan për 78 ditë, u anuluan më 10 qershor, pasi komandanti suprem i NATO-së, gjenerali Wesley Clark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore kishin detyruar pushtuesin serb të fillonte tërheqjen e plotë të forcave nga Kosova.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNMIK-u, i cili do të administronte vendin deri në shpalljen e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008. /KsP. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë