Studimi: Mosha mesatare e të vdekurve nga virusi në Itali është 79,5 vjeç

Një hulumtim i ri tregon pse shkalla e vdekshmërisë në Itali si pasojë e virusit Covid 19 është rreth 8 % nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, dhe pse kjo është me shkallën e vdekshmërisë më të lartë sesa në vendet tjera, transmeton Blumberg.

Ekspertët nga Instituti në Romë i kanë hetuar dosjet mjekësore të rreth 18 % të viktimave të koronavirusit në Itali dhe kanë zbuluar se vetëm tre persona që kanë vdekur (më pak se 1 % nga numri i përgjithshëm i të vdekurve), nuk kanë pasur sëmundje tjera paraprakisht.

Më shumë se 75 % e të vdekurve kanë pasur tension të lartë të gjakut, rreth 35 % kanë qenë me diabet, ndërsa një e treta e tyre kanë pasur sëmundje të zemrës.

Mosha mesatare e të vdekurve nga virusi në Itali është 79,5 vjeç.

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 5.322 të infektuar të rinj me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm ka arritur në 41.035 njerëz të infektuar. Numri i përgjithshëm i të vdekurve sot arrin 3.045 gjegjësisht  427 më shumë se dje. Në Itali nga Kovid-19 janë shëruar deri tash 4.440 persona. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë