Teatёr: Shfaqja “As andej, as këndej” premierё në Teatrin e Kumanovës

Nesёr më 7 dhjetor luhet premiera e shfaqjes “As andej, as këndej’ në Teatrin e Kumanovës me regji të Kastriot Abdylit, njofton Kabllogrami

Drama “As andej, as këndej’ pasqyron realitetin e ditëve tona, ku shumë persona për shkaqe sociale dhe ekonomike marrin rrugën e migrimit për një fillim tё ri dhe jetë më të mirë. Kjo është edhe qëllimi i kryepersonazhit, Ilirit, i cili, edhe pse në moshën 50 vjeçare niset drejt Amerikës, për t’u takuar në aeroportin e Frankfurtit me Bekimin. Ky i fundit, për dallim nga Iliri, pas 18 vitesh në migrim vendos të kthehet në Maqedoni, po për ta filluar jetën nga fillimi pas problemeve familjare në Amerikë. Ballafaqimi i Ilirit me Bekimin sjell pёrveç situatave komike edhe tensione dramatike.

Rolet në këtë shfaqje i interpretojnë aktorët Ismail Kasumi, Musa Isufi, Taulant Destani dhe Faton Ibrahimi, bashkë me instrumentistët dhe autorë të muzikës Baba Bend dhe Funda Ali, me organizator Jakup Jakupi, ndërsa skenografinë e ka bërë Ardian Kadriu. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë