Thaçi takon ish-presidentin Bush: Të dy pro marrëveshjes me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po zhvillon vizitë zyrtare në SHBA, gjatë ditës së sotme është takuar nё Dallas tё Teksasit, me ish-presidentin e SHBA-sё, George Bush i riu, transmeton Kabllogrami

Thaçi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka thënë se në takim me ish-presidentin Bush kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

Ai ka shkruar po ashtu se me ish-presidentin Bush janë pajtuar edhe për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ndër të tjera ka bërë të ditur se ish-presidentin Bush e ka dekretuar me Urdhrin e Pavarësisë, për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Postimi i plotë i Thaçit nё faqen e tij zyrtare nё Facebook:  

“Në Dallas takova mikun e madh të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, presidentin George Bush. Në këtë takim të ngrohtë e miqësor diskutuam për të gjitha zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon. Respekti për familjen e mrekullueshme Bush do të jetë i përjetshëm për shqiptarët e Kosovës.

Bashkë evokuam shumë kujtime nga e kaluara jo e largët, mirëpo fokusi ynë ishte tek përpjekjet e tashme të shtetit tonë për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe në paqe.

Në kontekst të këtyre përpjekjeve, u pajtuam se është e domosdoshme arritja e marrëveshjes përfundimtare obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të shënonte mbylljen e konfliktit njëshekullor, njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, NATO dhe BE.

Sigurisht se arritja e kësaj marrëveshjeje nuk është aspak e lehtë. Por, presidenti Bush më dha një këshillë të çmuar, të cilën dua ta ndaj me ju.

“Ju si liderë nuk do të mbaheni në mend për vendimet populiste, por për vendimet e vështira dhe të drejta që merrni për vendin dhe popullin tuaj”.

Duke i shprehur mirënjohjen më të lartë në emër të qytetarëve të Kosovës, sot kisha privilegjin që presidentin Bush ta dekoroj me Urdhrin e Pavarësisë, për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet nё fund tё postimit tё Thaçit. /©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë