Trump i fton udhëheqësit e Kongresit për takim në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka ftuar udhëheqësit e të dyja dhomave të Kongresit për një takim në Shtëpinë e Bardhë. Trump po planifikon të bisedojë lidhur me sigurinë e kufijve, ngecjet e buxhetit si dhe mbylljen e pjesshme të qeverisë, raporton rel, transmeton Kabllogrami.

Siç bëhet e ditur, tetë kongresistë do të marrin ftesën për takim nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, mirëpo nuk është bërë e ditur, nëse do të ketë negociata ndërmjet udhëheqësve të Kongresit dhe administratës për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë, shkruan Radio Evropa e Lirё.

Takimi vjen një ditë përpara se Kongresi i ri të mblidhet me një shumicë të demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve.

Presidenti Trump po kërkon 5 miliardë dollarё për ndërtimin e murit me Meksikën, përderisa demokratët po e refuzojnë të rrisin shpenzimet e kufirit më shumë se 1.3 miliardë dollar. Ndalesa çoi në një mbyllje të pjesshme të qeverisë që filloi më 22 dhjetor.

Demokratët kanë thënë se planifikojnë të kalojnë dy projektligje që synojnë financimin e qeverisë. Senati i kontrolluar nga republikanët kaloi një plan thuajse identik në dhjetor.

Udhëheqësit demokratë Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer lëshuan një deklaratë duke thënë se “do të ishte kulmi i papërgjegjshmërisë dhe cinizmi politik për republikanët e Senatit që tani të refuzojnë të njëjtin legjislacion që kanë mbështetur tashmë”.  /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë