Liverpool e Paris SG shkojnё nё 1/8 e finales nga Grupi C

Sapo ka pёrfunduar ndeshja qё pёrcaktonte direkt se cili ekip do tё kualifikohej nё 1/8 e finales sё Ligёs sё Kampioneve. Liverpooli me shumё mund arriti tё fitojё ndaj Napolit me rezultat 1: 0, njofton Kabllogrami

Ndeshja qё nga fillimi ishte njё lojё shahu e dy strategёve tё njohur Carlo Ancelotti dhe Jurgen Klopp, derisa Liverpool avansoi nё minutёn e 34 tё ndeshjes pas njё pasimi tё Milner pёr Salah qё zhbllokoi shifrat.

Pёrkundёr rasteve nga tё dy rivalёt, rrjetat mё nuk u tundёn dhe kёshtu Liverpooli shkon tutje nё garёn mё tё rёndёsishme tё futbollit evropian. Napoli ndonёse me 9 pikё, po aq sa Liverpooliё vend tё dytё, duhet tё kёnaqet me vendin e tretё dhe pjesёmarrjen nё Europa League.

Vendin e parё nё kёtё grup (Grupi C) e fitoi Paris SG me 11 pikё, qё sonte si mysafir fitoi ndaj Yllit tё Kuq nga Beogradi me rezultat 1:4. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë