Parlamenti britanik po shpërndahet, nis fushata më e pasigurtë deri tash “pro et kontra” Brexit-it

Londër, 6 nëntor – Fushata për zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit, shkaktuar nga Brexit dhe që mendohet t’i japë fund sagës, u hap zyrtarisht sot në Britaninë e Madhe me shpërndarjen e Parlamentit, me pasigurinë më të madhe për rezultatin e tyre, raporton AFP.

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të shkojë në pallatin Buckingham për t’i kërkuar mbretëreshës për të shpërndarë Parlamentin, ndarjet e të cilit kanë penguar deri tani zbatimin e daljes nga Bashkimi Europian, votuar nga 52% e britanikëve tre vite më parë, por shtyrë tashmë tre herë.

Konservatorët kanë kryesuar rregullisht në sondazhe me 10 pikë para, por John Curtice, politolog dhe një specialist i sondazheve në Britaninë e Madhe, nuk ka reshtur së paralajmëruari për kujdes.

Boris Johnson, i cili ka luajtur një rol vendimtar për votimin e Brexitit në vitin 2016, synon të zhvillojë një fushatë duke e prezantuar veten si i vetmi që do të zbatojë datën e parashikuar për Brexit më 31 janar 2020.

Përballë tij, lideri laburist, Jeremy Corbyn do të argumentojë se ai është i vetmi që mund të marrë nga Brukseli një marrëveshje për Brexit duke respektuar të drejtat e punonjësve dhe se do të zhvillojë menjëherë një referendum që parashikon gjithashtu mundësinë për të qëndruar në Bashkimin Europian./AFP

©Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë