Italia rrit shpejtësinë maksimale të lejuar në autostradë
Italia mund të rrisë shpejtësinë maksimale të lejuar në 150 km/orë në autostrada të caktuara.
Kjo është një nga temat kryesore të javëve të fundit në kuadrin e inovacioneve të paraqitura nga rregulloret e reja në autostradë. Ekspertët po e konsiderojnë mundësinë e një eksperimenti një vjeçar në disa pjesë të autostradave italiane, transmeton KosovaPress.
Ideja është të provohet fizibiliteti dhe të përcaktohet nëse është kuptimplotë dhe me shumë gjasa do të futet në autostrada me tri korsi.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës në Qeverinë Italiane, Danilo Toninelli, fillimisht e kundërshtoi këtë ide për shkak të aksidenteve të shkaktuara nga shpejtësia e lartë, por gjithashtu dukej se ai ndryshoi mendjen.
Shpejtësia maksimale aktuale në autostradat italiane është 130 km/h, sikurse që është edhe në autostradat e Kosovës. /©Kabllogrami/