A po vjen dita që aeroplanët dronë të përdoren si taksi në qytete!?

Aeroplanë elektrikë hibridë (dronë të mëdhejnë për bartjen e udhëtarëve) po shihen si zgjidhje për bartjen efikase dhe me kohë të qytetarëve nëpër qytete të mëdha të ngarkuara me komunikacion.

Në ekspozitën ndërkombëtare të aeronautikës dhe hapësirës në Paris, prodhues të ndryshëm kanë ekspozuar mjete për të lehtësuar trafikun e qyteteve

Në ekspozitën ndërkombëtare të aeronautikës dhe hapësirës në Paris, prodhues të ndryshëm, duke u përballur me sfidat e kohës, kanë ekspozuar mjete për të lehtësuar trafikun e qytetit. Njëri prej prototipeve në ekspozitë është aeroplani taxi, me autonomi prej 1000-1200 kilometra.

A do të shërbejë kjo lloj taxie për lëvizjen në të adhmen?

Steve Nordlund, zv presidenti i Boeing HorizonX thotë se ka ende kohë “për të zhvilluar një ekosistem të tërë”. Ne duhet të mendojmë fillimisht për infrastrukturën për ta integruar atë në mënyrë të sigurt në hapësirën ajrore.

Edicioni i 53-të i Panairit ndërkombëtarë të aeronautikës dhe hapësirës në Paris do të qëndrojë i hapur deri më 23 qershor/Shqiptarja /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë