Australian Open po hyn në 1/8 e finales, favoritët drejt cakut

Tenisti zviceran Roger Federer vazhdon me paraqitje të mira në Australian Open, duke arritur të kualifikuar në mesin e 16 më të mirëve.

Zvicerani mposhti lehtësisht 3-0 me sete (6-2, 7-5, 6-2) amerikanin Taylor Fritz në më pak se një orë e gjysmë lojë. Deri tani 37-vjeçari nuk ka humbur qoftë një set, çka tregon se po kalon një formë shumë të mirë.

Asnjë problem edhe për Rafael Nadal. Numri 2 në botë triumfoi ndaj australianit Alex De Minaur, bartësit numër 27 të turneut, 3-0 me sete, 6-1, 6-2, 6-4, në dy orë e 24 minuta lojë. Në raundin tjetër spanjolli do të përplaset me çekun Tomas Berdych.

Në konkurrencën e femrave, spikati fitorja e Maria Sharapovës ndaj Carolina Wozniackit 2-1 me sete (6-4, 4-6, 6-3).

Petra Kvitova eliminoi Belinda Bençiq 6-1, 6-4, ndërsa Angelique Kerber kaloi pa probleme Kimberly Birrell 2-0 në sete 6-1 dhe 6-0. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë