BE poshtёron ekipin negociator: Me tё vetëm konsultime – dialogu vazhdon me presidentët

Po vёretohen pretendimet e LVV-sё dhe LDK-sё se ekipi i unitetit ёshtё veçse bishti i Hashim Thaçit dhe se ky ekip shёrben vetёm pёr tё krijuar maskotёn e kinse konsenzusit dhe pёr tё legjitimuar atё qё Hashim Thaçi do tё nёnshkruajё me Serbinё, e qё ekziston droja tё jetё: dhёnien e pjesёs veriore tё Kosovёs pёr Serbinё me marrёveshjen ‘historike’ pёr ndryshim /korrigjim/ tё kufijve, siç ёshtё deklaruar vet Thaçi, raporton Kabllogrami.

Bashkimi Evropian e ka ftuar për konsultime në Bruksel ekipin negociator të Kosovës për bisedime me Serbinë, por, siç tha zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç, bisedimet në nivelin e lartë politik do të vazhdojnë ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë.

“Zyra e Bashkimit Evropian për çështje të jashtme e ka ftuar delegacionin nga Kosova, të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës më 15 dhjetor, për konsultime në Bruksel, më 8 janar. Ekipi gjithashtu do të pritet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini”, tha Kocijançiçi për Radion Evropa e Lirë.

“Konsultimet janë një mundësi për të diskutuar me përfaqësuesit e Kosovës në dialog për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që lehtësohet nga BE-ja. Dialogu në nivelin e lartë bëhet ndërmjet dy presidentëve dhe kjo nuk ndryshon”, shtoi Kocijançiçi për Radion Evropa e Lirë.

Bashkëkryesuesit e ekipit negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, udhëtuan të hënën për në Bruksel, ku të martën pritet të mbahet takimi me zyrtarët e BE-së. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë