Gjermani, policia bastis edhe zyrat e “Deutsche Bank”

Policia gjermane po vazhdon hetimet mbi dyshimet rreth aferёs sё pastrimit tё parave, lidhur me atё qё njihet  si “Offshore Leaks” dhe “Panama Papers”. Pasi qё kёtё tё enjte e tё premte bastisi gjashtë zyra të Deutsche Bank, të cilat ndodhen brenda, apo rreth qytetit të Frankfurtit, policia gjermane po thellon hetimet me intensitet tё shtuar. Njoftimi u bë nga zyra e prokurorisë publike, transmeton Kabllogrami

Prokurorët po hetojnë lidhur me aktivitetet e dy punonjësve të Deutsche Bank, emrat e të cilëve nuk janë bërë publike, nën pretendimet se kanë ndihmuar klientë të bankës për të krijuar kompani jashtë vendit me qëllim pastrimin e parave.

Njoftimi vjen ndërsa banka po përpiqet të rregullojë reputacionin e saj të rënë poshtë për shkak të tre viteve mbushura me humbjeve financiare e skandale për shkak të keqpërdorimin të ligjeve rregullatore. Hetimet nisën pasi prokurorët po rishikonin dokumentin e ashtuquajtur “Offshore Leaks” si dhe “Panama Papers”, njoftoi zyra e prokurorit. ‘Offshore Leaks’ është emri i një raporti që publikoi detaje mbi 130 mijë llogari jashtë vendit, në të ashtuqujturat parajsa fiskale, shkruan VoA, transmeton Kabllogrami. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë