Dardan Foniqi: Dashurinë për muzikën e shpreh nëpërmjet Vargjeve…!

SHOWBIZ SHQIP ZONE

Dardan Foniqi është një autor këngësh i njohur nga Kosova, ku me anë të teksteve të shumta ka krijuar një profil krejt të veçantë artistik.

Emrin e tij e shohim tek këngët që dëgjojmë nga artistë të ndryshëm shqiptarë, pasi ai është momentalisht një nga tekstshkruesit më të kërkuar dhe premtues. Tekstet e tij janë bërë mjaft të dëgjuara dhe të pëlqyeshme për publikun. Ai po bashkëpunon edhe ka shumë kërkesa nga artistë të ndryshëm që duan të këndojnë fjalët e bukura dhe plot kuptim të krijimtarisë së tij.

Dardani u lind në Malishevë në vitin 1991. Shkollën fillore e ka mbaruar në vendlindjen e tij. Shkollën e mesme e ka kryer në Kiev, ku pastaj ka emigruar në Gjermani në vitin 2008.  Edhe pse këtë talent e kishte që i vogël në moshë të njomë, ai ka filluar hapat e parë si tekstshkrues pikërisht pas largimit të tij nga vendlindja. Për këtë talent të tij ai e quan një dhunti nga Zoti.

Çdo sekond ka vlerë për të pasi vetë jeta e tij është mjaft dinamike mes dy vendeve Kosovë-Gjermani. Ai përpiqet të shfrytëzojë sa më shumë kohën e lirë duke u marrë me krijimet dhe shkrimet e tij. Puna për të është e çmueshme sepse gjithmonë sjell këngë të bukura, duke besuar se një punë e mirë dhe një projekt kuptimplotë duhet kohë e mjaftueshme për t’a finalizuar. Për të është e rëndësishme me nxjerrë një projekt të bukur.

Dardani ka bashkëpunime me shumë artistë. Kërkesat janë të shumta edhe nga këngëtarë të rinj që kanë shprehur interesin e tyre për të bashkëpunuar.

Ndër bashkëpunimet e tij më të fundit me këngëtarë të ndryshëm mund të përmendim ‘Ndarje pa kuptim’ kënduar nga Naser Bytyqi, një baladë e bukur dashurie e finalizuar me një klip shumë profesional realizuar në produksionin DArt Channel & Fourinfinit Albania, ndërsa më pas ‘Kallet atmosfera’ nga Elida Daci (Gashi), super hit veror 2017 jo vetëm për sezon dasmash por për çdo mbrëmje festive.

 

Por ndër bashkëpunimet më të suksesshme ai do të veçonte çiftin tetovar Mirvet & Ramize Shaqiri ‘Në Gurbet’ një tekst që e ka bërë për veten kushtuar kurbetit dhe nënës së tij të ndjerë, një këngë që ngjalli shumë emocione.

Edhe sot ai vazhdon punën duke sjellë projekte të reja të bukura për shumë këngëtarë shqiptarë si Pëlqim Selami, i cili pritet shumë shpejt promovimi në treg. Si edhe Valbona Krasniqi e shumë bashkëpunime dhe surpriza të tjera.

Jemi në pritje të projekteve të reja për të na sjellë tekste sa më të bukura. Suksese në krijimtari! /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë