Deputeti i vetёm serb qё s’i takon ‘Listёs Serbe’ arrestohet nga policia e Serbisë

Politika e sotme e Serbisё fare s’ka ndryshuar nga ajo e Millosheviqit. Presion deputetit tё vetёm serb qё arriti tё fitojё postin e deputetit tё Kuvendit tё Republikёs sё Kosovёs, duke iu shmangur presioneve, dhunёs dhe manipulimeve nё zgjedhje tё ‘Listёs Serbe’ qё kontrohet direkt nga Beogradi, raporton Kabllogrami

Policia serbe arreston Deputetin Petroviq qё ishte duke udhëtuar në një vizitë familjare në Serbi, duke shkuar te motra e tij. Pasi ёshtё  ndaluar ёshtё marrё nё pyetje nga ana e policisё serbe pёr rreth katёr orё.

Kuvendi i Republikës së Kosovës me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin për ndalimin e sotëm të deputetit të tij, Sllobodan Petroviq, nga ana e xhandarmërisë së Serbisë, në pikën kufitare në Merdare, rreth orës 11:30.

Deputeti i katër legjislaturave të Kuvendit, njëherësh ish-nënkryetar i tij, Sllobodan Petroviq, është liruar pas katër orë mbajtjeje dhe maltretimi nga ana e organeve serbe të sigurisë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës dënon ashpër ndalimin e deputetit të tij, duke e konsideruar atë akt të ulët dhe të papranueshëm.

Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga udhëheqja e Parlamentit të Serbisë që të distancohet dhe të dënojë rastin, i cili, si i tillë, paraqet shkelje flagrante të të drejtave të njeriut e të lëvizje​s së lirë, transmeton Kabllogrami. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë