Ekspozita “Moti i Madh” kushtuar Skënderbeut nё Muzeun e Kosovës

Muzeu i Kosovës ka hapur ekspozitën “Moti i Madh” kushtuar Heroit të Kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, raporton Kabllogrami

Ekspozita përmban statute, replika, gravura të autoreve të ndryshëm me anën e të cilave vizitorët njihen me momente nga jeta dhe betejat e Heroit Kombëtar, i cili ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptare, që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.

Kjo ekspozitë është realizuar në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar.

Ekspozita do të jetë e hapur nga sot deri më 6 dhjetor. /©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë