Erdogan pas takimit me presidenten kroate: Marrëveshja e Daytonit duhet të rishikohet detyrimisht

Marrëveshja e Daytonit detyrimisht duhet të rishikohet meqë është bërë e qartë se në periudhën e deritanishme nuk arriti të sjellë zgjidhje për ardhmërinë e Bosnjë e Hercegovinës, porositi në Ankara presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas takimit me presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviç.

Erdogan u adresua në konferencën për gazetarë pas takimit me Grabar Kitaroviç, e cila sot qëndron për vizitë në Turqi, trasnmeton anadollu agency.

Një nga temat që interesoi gazetarët është edhe komenti i Erdoganit në kontekst të zgjedhjes së Zheljko Komshi për anëtar të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës nga radhët e popullit kroat, në zgjedhjet e tetorit, temë mbi të cilën edhe Zagrebi zyrtar shpalosi pakënaqësinë e saj duke e përcjell madje edhe në Parlamentin Evropian.

“Respektojë vullnetin zgjedhor të qytetarëve të BeH-së dhe dëshirojë të theksojë rëndësinë e unitetit të të gjithë popujve në këtë vend”, porositi Erdogan.

Erdogan shtoi se popujt në BeH duhet të shikojnë njëri-tjetrin me sytë e paqes, si të jetë vendi i tyre, Turqia në këtë po ndihmon.

“Marrëveshja e Daytonit detyrimisht duhet të rishikohet. Është shumë e qartë se Marrëveshja e Dejtonit në periudhën e deritanishme nuk ka sjellë zgjidhje për ardhmërinë e Bosnjë e Hercegovinës”, nënvizoi Erdogan.

Lidhur me këtë, Erdogan theksoi se nevojitet përfshierja aktive e OKB-së lidhur me BeH-në dhe Marrëveshjen paqësore të Daytonit, gjegjësisht revizionin e saj. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë