Gazeta britanike “The Telegraph”: Kosova nё futboll po bёhet ‘Brazili i Ballkanit’

Përfaqësuesja e Kosovës mbyll vitin me sukses tё plotё dhe ka shansin që të kualifikohet në Kampionatin Europian me rekord golash në Ligën e Kombeve duke fituar grupin si e pamposhtur, shkruan “The Telegraph”. Kjo gazetё ia ka kushtuar një artikull rrugëtimit të vështirë të futbollit të Kosovës deri te suksesi në Ligën e Kombeve, transmeton Kabllogrami

“Shteti më i ri në Europë është dy fitore larg Europianit. Fillimisht luan me Maqedoninë, pastaj nёse fiton, me Gjeorgjinë ose Bjellorusinë”, ka shkruar “The Telegraph”.

Telegraph shkruan edhe për momentin kur Kosova në vitin 2016 po bëhej gati për të luajtur ndeshjen e parë zyrtare dhe se në përfaqësuese ishin vetëm 12 lojtarë ndërsa stadiumi në Prishtinë nuk ishte gati për garat ndërkombëtare, transmeton Koha.net.

“Tani loja e tyre e bukur ka përkrahës që e quajnë përfaqësuesen e Kosovёs ‘Brazili i Ballkanit” thotё ‘The Telegraph’ nё artikullin e shkruar nga Daniel Zeqiri që tregon se përfaqësuesja e Kosovës nuk kishte asnjë lojtar më të vjetër se 30 vjet.

“Kjo reflekton popullatën e këtij vendi që ka moshën mesatare 27.8, më të rejën në Europë”, shkruan ndёr tё tjera nё artikullin e botuar nё ‘The Telegraph’. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë