Hendbollistet e Istogut – krenaria e Kosovёs

Se me punё tё madhe e pёrkushtim tё thellё mund tё arrihen rezultate dhe suksese tё çmuara, tashmё na ka bindur Driton Kuka dhe plejadёn e xhudistёve qё Kosovёs ia kanё zbardhur fytyrёn kudo nё botё. Edhe Klubi i Hendbollit në kategorinë e vajzave “Istogu”, ka vёrtetuar tё njejtёn dhe po na bёnё krenar, pas kualifikimit të tyre në mesin e 16 skuadrave më të mira të EHF Challange Cup. Krenarinё e bёnё akoma mё tё madhe fakti se janё pikёrisht sportistet femra ato qё po ua zbardhin fytyrёn Kosovёs, shkruan sot Kabllogrami

Ndonёse ka ditur shpesh herё tё mungojё pёrkujdesja institucionale, kjo dukuri na nis tё zhbёhet pasi qё dje henbollistet e Istogut i priti nё zyrё Kryeministri Ramush Haradinaj pёr t’i pёrgёzuar dhe shprehur mirёnjohje pёr suksesin e arritur duke u kualifikuar nё 1/8 e finales.

Haradinaj ka thёnё se sportistët përditë po na japin mesazhin fantastik se me këmbëngulje mund të kalohen edhe sfidat më të mëdha.

Haradinaj ka shprehur shqetёsimin qё, ndonëse ky ekip ёshtё më i mirë në Kosovë, ёshtё e dhimbshme se ende janë pa palestër në qytetin e tyre. Por nё fund ai ka thënë se Qeveria do t’i mbështesë ato në rrugëtimin drejt majave të hendbollit botëror.

Edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në kabinetin e tij pёr t’i pёrgёzuar dhe ofruar pёrkrahje hendbollistet e Istogut. Ai ka shprehur mirënjohje dhe falënderime për suksesin e radhës të hendbollisteve të klubit “Istogu”, duke e vlerësuar kualifikimin e tyre në Challange Cup si kualifikim historik.

Ai po ashtu u zotua se është i vendosur që të vazhdojë në përkrahje të sportisteve e sidomos në krijimin e kushteve infrastrukturore në mënyrë që ato të zhvillojnë aktivitetet e tyre në ambiente të përshtatshme sportive. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë