Heroi i Vitit në Suedi, shqiptari Fidan Bejta, Ibra e fton live nё Los Angelos

Shqiptari nga Kosova, Fidan Bejta është shpallur Hero i Vitit në shtetin suedez. Djaloshi 29-vjeçar ka pranuar çmimin jetësor në një ceremoni gjatë mbrëmjes së kaluar në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm, njofton Kabllogrami

E gjithë kjo pasi që shqiptari shpëtoi në Malmo së paku njëzet fëmijë nga sulmues që mbante në dorë një thikë gjersa ishte edhe me të meta mendore.

Bejta është shprehur shumë i kënaqur pasi ka marrë këtë titull, derisa ka treguar se si ndodhi ngjarja.

Por, nuk përfundoi me kaq pasi ai mori edhe një ndër dhuratat më të mëdha duke u takuar përmes ekraneve televizive me idhullin suedez, Zlatan Ibrahimovic, qё aktualisht ёshtё duke luajtur futboll me LA Galaxy nё SHBA.

“Ti je një hero i vërtetë. Të lumtë për atë që ke bërë. Pak njerëz do ta bënin. Vazhdon me punët e mira”, dëgjohet duke i thënë sulmuesi i Los Angeles Galaxy, I cili ёshtё nё perendim tё karrierёs sё tij si futbollist.

Madje, Ibra i ka bërë ftesë shqiptarit që ta shikojë nga shkallët e stadiumit një ndeshje të tij në Los Angelos. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë