Nikli në Sllovaki i qetë pret duelin, derisa rivalit të tij i del telashe

Futbollistët e skuadrës kampione të Kosovës, ata të Feronikelit, të martën mbrëma kanë zhvilluar stërvitjen e dytë në Bratislavë, në stadiumin “Tehelne Pole”, aty ku sot (18:00) do të përballen me kampionin e Slovakisë, Slovan Bratislava.

Ndeshja është e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Evropës dhe kjo është ndeshja e parë, ndërsa e kthimit luhet pas një jave në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.

Futbollistët e skuadrës nga Drenasi dhe trajneri pranojnë se skuadra sllovake është favorite e madhe, por shtojnë se do të mundohen ta lënë të tillë vetëm në letër. Në fushë synojnë të japin maksimumin për të marrë rezultat pozitiv.

Por kjo nuk është aq e thjeshtë. Pos në fushë, përballë një rivali të njohur, futbollistët nga Kosova do të kenë telashe edhe “me tribunat”. Tifozët e Slovanit janë të njohur si proserbë dhe në shumë ndeshje të mëparshme kanë shfaqur transparente si “Kosova është Serbi”. Ata janë zotuar se kështu do të veprojnë edhe të mërkurën, kur të luhet ndeshja.

Pos tifozëve racistë, Slovanit i ka dal telashe me lojtarët serb në skuadrën e vet, të cilët të ndikuar nga politikat fashiste të pushtetit në Serbi, po refuzojnë të përballen me ekipin kosovar, me arsyetim të ndyrë ku sporti përzihet me politikën se “me demek” Serbia s’e njeh Kosovën. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë