Kirk Douglas e feston ditëlindjen e 102-të bashkë me gruan 99-vjeçare

Kirk Douglas dukej më i lumtur se kurrë me gruan e tij 99-vjeçare, Anne Buydens, në ditëlindjen e tij të 102-të, me tё cilёn kanё plot 64 vite martesë. Legjenda e Hollywood-it u fotografua para shtëpisë së tij në Beverly Hills bashkë me bashkëshorten, ku kishte dalur për t’i përshëndetur njerëzit që e uronin.

Ai dukej i gëzuar përderisa bisedonte me njerëzit para derës së hyrjes së shtëpisë, e cila ishte zbukuruar me shumë lule të bardha, të cilat e formonin numrin 102. Ylli, i cili tashmë lëviz vetëm përmes karrocës, mbahej për dore nga dashuria e jetës së tij. Ana dukej krenare me burrin e saj, që është njëri nga veteranët më të dalluar të aktrimit.

Legjenda e aktrimit është lindur në të njëjtin vit kur është realizuar transfuzioni i parë i gjakut dhe kur ish-presidenti amerikan, Woodrow Wilson, e kishte fituar mandatin e dytë. Aktorin e famshëm e kanë uruar familja e tij e gjerë, përfshirë nipërit dhe mbesat. Ai vlerësohet si njëri ndër aktorët më të suksesshëm të Hollivudit dhe një prej figurave më të dashura për audiencën, shkruan “Daily Mail”, pёrcjell rtv Iliria. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë