Samsung me televizorin më të madh që keni parë ndonjёherё

Samsung ka raportuar se do të prodhojë televizorin me madhësi prej 146 inch, të cilin ka vendosur ta quajë “The Wall” apo në gjuhën shqipe ‘Muri’, për shkak të gjatësisë dhe gjerёsisё qё ka, bёn tё ditur Kabllogrami.

Ky televizor me madhësi prej 146 inç jo vetëm që është i madh, por kompania ‘Samsung’  gjithashtu po punon pёr tё zhvilluar një teknologji estetike të ekranit të njohur si ‘microLED’, e cila pёr kompaninё ‘Samsung’ do tё thotë se po merr primatin si kompania e “ekranit të së ardhmes”.

Ekrani 146 inç është i barabartë me një muri tё tёrё tё njё dhome.

‘MicroLED’, në rastin e këtij televizioni, do të thotë se “Wall” është një TV me LED me madhësi mikrometërësh, të cilat janë shumë më të vogla se LED aktuale dhe shërbejnë si burim i tyre i dritës, sipas Samsung.

Megjithatë, kompania gjigante nuk ka ofruar një çmim zyrtar për “The Wall”, si dhe nuk ka zbuluar asnjë datë se kur do tё mund televizorёt e tillё tё dalin nё shitje. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë