Klopp thur elozhe pёr Mourinhon pas shkarkimit

Jurgen Klopp ka thënë se Jose Mourinho është një trajner i jashtëzakonshëm, duke e përgëzuar për titujt e fituar gjatë karrierës së tij. “Askush nuk mund të injorojë sukseset e tij. Ai është një trajner i jashtëzakonshëm”, ka thёnё Klopp, pёrcjell Kabllogrami

Manchester United sot ka vendosur që të ndajë rrugët me trajnerin portugez, pas një sërë rezultatesh të dobëta këtë sezon.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili me fitoren e fundit ndaj Manchester United i ka kontribuuar shkarkimit të Mourinhos, ka thënë fjalë të mira për trajnerin portugez.

“Ai është një trajner shumë konkurrues, ambicioz, me suksese të jashtëzakonshme, por mund të imagjinoj se muajt e fundit s’kanë qenë shumë të mirë, në veçanti për të”, ka deklaruar Klopp pёr Mourinhon. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë