Krenaria e artë e Kombit

Krenaria kombëtare e quajtuar Majlinda Kelmendi, nxënësja e mësuesit që po punon fort me dekada për të ndërtuar edhe krenari tjera kombëtare, Driton Kuka, ka shkëlqyer në turneun e xhudos Grand Prix “Tel Aviv 2019” që u mbajt në Izrael, duke u stolisur me medaljen e artë, shkruan Kabllogrami.

Majlinda Kelmendi arriti të rrëmbejë medaljen e artë në Grand Prix ‘Tel Aviv 2019’, duke e mposhtur në finale izraeliten Gili Cohen në kategorinë 52 kg. Në finale iu deshën vetëm 35 sekonda për ta përmbyllur takimin me ippon.

Majlinda më herët kishte mposhtur xhudisten rumune Andrea Chitun për të kaluar në finale të Grand Prix “Tel Aviv 2019”. Ajo mposhti rumunen në gjysmëfinale pas pikës shtesë pasi fitoren nuk e arriti gjatë kohës së rregullt.

Ajo më herët kishte siguruar gjysmëfinalen e Grand Prix “Tel Aviv 2019”, duke mposhtur me lehtësi zviceranen Fabienne Kocher. Kelmendi mposhti Kocherin po ashtu me “ippon”.

Derisa xhudistja Majlinda Kelmendi, raundin e parë të turneut e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin mposhti përsëri me “ippon” Tetiana Levytskan e Gjeorgjisë.

Pos Kelmendit që mori pjesë në kategorinë deri në 52 kilogramë, në këtë garë do të paraqitet edhe Loriana Kuka. Ajo do të paraqitet në kategorinë deri në 78 kilogramë të shtunën. Në raundin e parë do të përballet me xhudisten nga Holanda, Lluna Lucassen.

Me këtë rast Kelmendi ka grumbulluar 700 pikë olimpike në rrugëtimin e saj për olimpiadën “Tokyo 2020”. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë