Liverpooli bën promo me supergolin e Shaqirit për derbin e sotëm ndaj Man. Utd.

Liverpooli e pret sot (të dielën) rivalin e përbetuar Manchester Unitedin në “Anfield” në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë.

Liverpooli aktualisht është në krye të Premierligës me një pikë më shumë se Manchester City, dhe në faqen zyrtare në Facebook e ka paralajmëruar derbin me supergolin e Xherdan Shaqirit gjatë verës ndaj Manchester Unitedit.

Shaqiri u transferua gjatë verës në Liverpool nga Stoke City, dhe në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Shtete e Bashkuara të Amerikës Shaqiri shënoi një supergol në debutimin e tij me fanellën e kuqe.

Sulmuesi shqiptar pritet të luaj nga fillimi ndaj Unitedit dhe deri më tani ka tre gola dhe tre asistime në 12 paraqitjet e tij në Premierligë. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë