Boks: Shqiptarja shpallet kampione e botës në WBC MuayThai

Bokserja shqiptare  Alma Juniku është shpallur kampione e botës, në WBC MuayThai për peshat deri në 54 kilogram. 18 vjeçarja e cila përfaqëson Australinë në boks, mposhti në finale kundërshtaren nga Tajlanda, Zaza Sor Aree, pas 5 raundeve.

Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare në Facebook të WBC MuayThai, ku ata e përgëzuan Australinë për këtë fitore si dhe uruan znjsh. Juniku për natën e saj të mahnitshme me arritjen e këtij suksesi global.

Alma Juniku nuk është e para sportiste shqiptare që përfaqëson një tjetër shtet, duke shtuar numrin e sportistëve shqiptarë që garojnë për kombe tjera. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë