Ndryshimi pozitiv – si revolucion i brendshëm i njeriut!

Rubrika: Shpërputhje Kulturore nga Avni Azizi

 

Nga Avni Azizi

Thuhet se ekzistojnë shumë lloje të revolucioneve, politike, ekonomike, industriale, shkencore, artistike etj. Por, pa marrë parasysh faktorët e jashtëm të ndryshimeve, bota vështirë se do të përmirësohet sepse ka kohë, që njerëzit janë bërë tej mase egoistë dhe apatik.

Në vitin 1963 John Kennedy, kishte thënë “Problemet tona janë krijuar nga njeriu, andaj, ato edhe mund të zgjidhen nga vet njeriu. Njeriu mund të jetë aq i madh, aq sa dëshiron ai” Një ndryshim i brendshëm pozitiv është kthesë thelbësore në procesin e bërjes së racës njerëzore të fortë dhe të mençur. Ky revolucion i njeriut është, thelbësor dhe jetike i të gjitha revolucioneve. Ky revolucion (proces i brendshëm) është krejtësisht paqësor, është human dhe madje ai mund të bëhet pa gjakderdhje e pa viktima, dhe ku mund të fitojnë të gjithë.

Jeta është një luftë në vetvete, është një betejë intensive mes lumturisë dhe mjerimit. Ne ndodhemi vazhdimisht në ndryshim, por problemi i vërtetë është nëse ne ndryshojnë për të mirë apo për keq. Nëse ndryshojmë pozitivisht ne kemi suksese dhe zgjerojmë këndvështrimin tonë të ngushtë të përqendruar në veten tonë.

Ne marrim një fushëpamje të zgjeruar dhe ngrihemi në piedestalin e vërtet të emrit njeri. Nëse ne i lejojmë vetes të jemi të sunduar nga forca e zakoneve, veseve, ceneve e dobësive tona, të cilat reagojnë në mënyrë të njëjtën në ne, po ashtu sikurse forca e zakoneve të mira, ne duhet të jemi në gatishmëri të përhershme për të vendosur drejt në këto situata përndryshe do të tërhiqemi zvarrë përgjatë rrugës se përpjekjes dhe ngritjes sonë në piedestalin e emrit njeri.

Karakteri dhe individualiteti pozitiv

Çdo ditë ne përballemi me situata të panumërta në të cilat na duhet të zgjedhim ose të marrim vendime të duhura. Ne duhet të vendosim se cilat rrugë duhet për të marrë në mënyrë që të ndihemi mirë për veten dhe të bëhemi me të vërtet individë me shpirt bujar.

Nëse ne arrijmë të kemi sukses për të sfiduar pengesat e paraqitura dhe botërisht të kemi shpallur luftimin e tyre edhe këtë nëse e bëjmë së paku në një nivel themelor, ne mund të shkojmë nga të qenit një person i admiruar nga mjedisi apo njerëzit rreth nesh. Ata do të na shohin si dikush që mund të ndikojë pozitivisht në jetën e tyre. Në fakt kjo duket e vetmja mënyrë që ne të krijojmë jetën tonë përmes zgjedhjeve të pafundme që na ofrohen dhe mund të bëjmë çdo ditë. Individualiteti dhe karakteri ynë i vërtetë nuk mund të lulëzojnë plotësisht pa punë të vështira. Por, kjo punë herët a vonë jep rezultatet e saja.

Është një gabim të mendojmë se ata që jemi sot është një përfaqësim çdo kohor dhe një siguri se kështu do të jemi edhe në të ardhmen. Çdo kohë kërkon punë të vazhdueshme e përsëritje të veprave të mira. Jeta është e mbushur përplot pengesa, të papritura, përplot kurthe e intriga që mund të na paraqiten para nesh.

Duhet të jemi përherë vigjilent dhe të dimë të përballemi edhe me injorantin, edhe me egoistin, edhe me njeriun xheloz. Kategori të ndryshme njerëzore duhet kuptuar se nuk posedojnë kolorit të njëjtë për ti perceptuar gjërat ashtu siç janë realisht. Ju shpesh mund të ndodheni në mesin e kategorive dhe individëve të tillë. Duhet të keni kujdes… Bëhuni të vëmendshëm, por mos harroni të jeni aktiv sepse çdo heshtje e juaja mund të keqpërdoret.

Nëse ju qëndroni pasiv dhe mendoni në vete se “Unë dua të jam një person i qetë, dhe kështu dua ta kaloj jetën në heshtje,” Ju kurrë nuk do të mundeni plotësisht për të zhvilluar potencialin tuaj unik. Pa pasur nevojë të ndryshoni tërësisht karakterin tuaj, ju mund të bëheni një person i cili, edhe pse në thelb i heshtur, të jetë në gjendje të thotë gjënë e duhur në kohë të duhur dhe me bindje të vërtetë. Gjithashtu, një tendencë negative ndaj padurimit mund të bëhet një cilësi e dobishme për të marrë gjërat shpejt dhe me efikasitet.

Asgjë nuk është e menjëhershme, apo aq e vështirë për tu përpjekur për të transformuar veten. Kërkohet vetëm vendosmëri dhe bindje për ti thënë vetes: “Ky lloji i njeriu jam unë” Nëse kjo prirje bëhet motoja e jetës, kjo do të bëhet edhe më e fortë me moshën. Përpjekja do të jetë triumfuese dhe e vlefshëm në fund, sepse asgjë nuk prodhon një kënaqësi më të thellë sesa kjo për të sfiduar me sukses dobësitë tona. Para shumë viteve shkrimtari rus Tolstoi shkruante: “Lumturia supreme është për të kuptuar se, ne jemi njerëz më të mirë në fund të vitit sesa ne ishim në fillim.

Filozofia e ndryshimeve pozitive

Revolucioni i njeriut është një ngjarje e jashtëzakonshme, ai duket sikur të jetë i pandarë nga jeta jonë e përditshme. Ky revolucion shpesh fillon në një mënyrë të vogël. Merrni shembullin e një njeriu që mendon vetëm për veten, familjen dhe miqtë. Pastaj një ditë, ai bën një lëvizje për të thyer këta kufij të ngushtë, duke shkuar në fund të rrugës për të ndihmuar një fqinj i cili vuan. Ky është fillimi i revolucionit të njeriut.

Megjithatë, ne nuk mund ta kryejmë këtë proces vetëm. Kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur ndërveprimet tona janë të lidhura me të tjerët. Ndihma e rrethit dhe shoqërisë do të na jep shkëlqimin si qenie njerëzore. Kësaj më së mirë do ti përshtatej një tregim për mbledhjen e patateve në një mal të Japonisë. Ku nxjerrja e patateve ishte e vështirë dhe ato ishin të pa pastra por, kur i vendosën që ato ti rrokullisin përmes ujit, patatet njëra-tjetrës i qëronin lëkurën dhe bëheshin të gatshme për ushqim. I tillë duhet të jetë edhe revolucioni i njeriut. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndërtuar dhe përmirësuar marrëdhëniet tona me të tjerët.

Kur veprimet e mira e fisnike i bashkërendojmë me të tjerët dhe kur bashkë me të tjerët angazhohemi pozitivisht, ne do të bëhemi njerëz më të disiplinuar dhe më të mirë. Por kjo nuk i bën të gjithë të lumtur, ka edhe të tillë që injorojnë veten apo lumturinë tonë. Por ne duhet vazhduar tutje drejt lumturisë sonë si individë, dhe duhet të krijojmë lidhje të forta me njëri-tjetrin, për të gjeneruar lumturinë e gjithë shoqërisë dhe njerëzimit.

Një shembull tipik që mund të ilustroj këtë çështje është edhe tregimi dhe jeta për Mahatma Gand-in. Ku ai si fëmijë ishte i dhimbshëm dhe i turpshëm. Ai ishte i shqetësuar gjithmonë se njerëzit do ta tallin atë. Edhe pas kalimit të provimeve për avokat ai gjithnjë ishte i trembur. Kur ai u ngrit për herë të parë për të paraqitur argumentet e tija gjyqësore, mendja dhe fjalët e tij shkonin bosh nga nervat dhe gati sa nuk hoqi dorë nga gjyqësia. Por, siç thuhet një ndryshim i madh i ka ndodhur atij kur ai ishte në Afrikën e Jugut, atje ku banorët Hindus ishin të përballur me diskriminim të rëndë. Thuhet se Gandi ishte duke udhëtuar me tren, në një vagon të klasit të parë, kur papritmas ai urdhërohet për të ndërruar vagonin. Ai kishte refuzuar dhe më në fund ishte detyruar që të zbres nga treni.

Në platformën e pritjes në stacion, Gandi kishte qëndruar zgjuar gjithë natën, duke u hamendur dhe luftuar me mendimet për t’u kthyer në Indi, ose të durojë vështirësitë për të marrë një pozicion dhe për të luftuar për të drejtat e njeriut. Në fund ai e kuptoi se me largimin ai do të ishte larguar si i diskriminuar dhe si një njeri i cili do ta humbte luftën e së drejtës së tij. Nga ai moment, thuhet se Gandi u ballafaqua drejtpërdrejt me natyrën e tij të turpshëm dhe vendosi për ta sfiduar dhe për ta kapërcyer padrejtësinë. Ndryshimi i tij i brendshëm ishte shkëndijë e një prej zhvillimeve më të mëdha të shekullit të njëzetë.

Çdo individ ka një potencial të madh që mbetet kryesisht i paprekur nëpërmjet punës së vështirë që është edhe revolucioni ynë njerëzor, këtë potencial duhet ta zbuloj dhe të krijojë një ndjenjë të pavarur dhe të pamposhtur.

Ne mund dhe duhet të përballemi me çdo situatë që mund të ofrojë jeta. Ky proces na lejon për të mbajtur në rritje dhe zhvillim të individualitetit tonë gjatë gjithë jetës dhe me këtë kurrë nuk do të gjejmë një fund të vdekur në udhëtimin tonë të përjetshme të vetë-realizimit. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë