Nisin orvatjet për hapjen e zyrës së Doganës së Kosovës në Durrës

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, është takuar me homologen shqiptare, Belinda Ikonomi, me të cilën ka diskutuar procedurat për hapjen e zyrës së Doganës së Kosovës në portin e Durrësit, raporton Kabllogrami

Takimet janë zhvilluar në kuadër të zbatimit të vendimeve të dy qeverive. Gjatë takimeve ishin të pranishme edhe dy grupet punuese të administratave doganore, të cilat kanë diskutuar mbi procedurat teknike për hapjen e zyrës së Doganës së Kosovës në portin e Durrësit.

Krahas takimeve u bë edhe vizita në portin e Durrësit ku me këtë rast edhe u përcaktuan zyrat dhe ambientet e punës për Doganën e Kosovës nga ku do të zhvillohen procedurat doganore të tranzitit, njofton Dogana e Kosovës.

“Hapja e kësaj zyre do të lehtësojë tregtimin, lëvizjen e mallrave po ashtu edhe atë të udhëtarëve. Kjo pritet të reduktojë koston e bizneseve si dhe të ndihmojë në rritjen e ekonomive të dy vendeve përmes thellimit të bashkëpunimit”, thuhet në njoftim tё Doganёs sё Kosovёs.

Nёse punёt shkojnё si duhet, atёherё nga muaji Janar 2019 do tё duhej tё funksionalizohej shёrbimi i Doganave tё Kosovёs nё Portin e Durrёsit. Por tё presim, ngase njё marrёveshje e ngjashme e para 10 viteve pёr dhёnien nё shfrytёzim tё Portit tё Shёngjinit pёr Kosovёn nuk u jetёsua kurrё. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë