Rasti “Syri i Popullit”: Prokuroria po analizon deklaratat e Thaçit dhe Veselit për Albin Kurtin e Glauk Konjufcёn

A po nis 'gjuetia e shtrigave' ndaj Albinit e Glaukut?

Prokurori Special, Sylë Hoxha ka folur në lidhje me deklaratat e dhëna nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi në gjykimin e të akuzuarve në rastin e ‘Syrit të Popullit’.

I pyetur nëse do të hetojë deklaratat e dhëna nga presidenti Thaçi në gjykimin e të akuzuarve si anëtarë të ‘Syrit të Popullit’, se Albin Kurti e Glauk Konjufca qëndrojnë së bashku me Sadri Ramabajën prapa organizatës ‘Syri i Popullit’, Hoxha ka thënë se do të presin procesverbalin e seancës.

‘Unë e kam dëgjuar një deklarim të tillë, por ne duhet të presim procesverbalin si shënim zyrtar i seancës dhe pastaj do të analizojmë se çfarë mund të bëjmë në drejtim të zbardhjes së këtyre deklaratave dhe të shohim se a ka ndonjë element për të nisur hetim apo jo, pasi që deklaratat janë thanë para gjykatës dhe para auditoriumit të pranishëm”, ka thënë Hoxha për Kallxo.com.

Kadri Veseli nё dёshminё e tij në Gjykatë duke folur nё cilёsinё e tё dёmtuarit, për organizatёn ‘Syri i Popullit’ ka thёnё se “Këta janë krahu i armatosur i Vetëvendosjes”. Si duket nё sinkron paraprak me Veselin, edhe Thaçi nё dёshminё e tij nё Gjykatё lidhur me kёtё rast, ka akuzuar Lёvizjen Vetёvendosje se qёndron pas organizatёs ‘Syri i Popullit’, pёr mё tepёr ai ka shkuar mё tej, duke qenё mё specifik me akuzuat e tij duke akuzuar direkt kryetarin e Lёvizjes Vetёvendosje, Albin Kurtin si dhe shefin e grupit parlamentar tё Lёvizjes Vetёvendosje, Glauk Konjufcёn, figurat kryesore tё LVV-sё.

Ёshtё indikativ fakti pse vien nё kёtё kohё kёto akuza ndaj krerёve tё LVV-sё, pёr mё tepёr vendi ku u hodhёn kёto akuza, dhe atё ndaj oponentёve politik tё Thaçit qё konsiderohen pёr opozitarizmin mё kёmbёngulёs ndaj tij, veçmas nё kundёrshtimet e tyre tё forta ndaj qёndrimeve tё Thaçit pёr korrigjim tё kufirit tё Kosovёs me dhёnien e disa komunave veriore pёr Serbinё, nё kuadёr tё ‘marrёveshjes historike’ siç e quan Thaçi, pёrmbylljen e negociatave me Serbinё. Mos vallё po nisё njё ‘Gjueti e Shtrigave’ ndaj Albinit e Glaukut, pasi dihet tashmё se kёta s’mund tё jenё subjekt pёr t’u akuzuar nga Gjykata Speciale nё Hagё, qё po nis punё nё vigjilje tё asaj qё po paralajmёrohet si finalizim i marrёveshjes historike me Serbinё me “korrigjim tё kufijve” sipas konceptit tashmё tё njohur tё Thaçit. Nё politikё asgjё rastёsi s’mund tё konsiderohet, pёrkundrazi tё gjitha shkojnё sipas njё plani dhe dinamike. A do t’ja dalin ta palojnё Alninin e Glaukun e me kёtё edhe LVV-nё si tёrёsi, ashtu siç i paluan gjithё tё tjerёt, kjo mbetet tё shihet nё ditёt nё vijim. Hapi i rradhёs ёshtё i prokurorisё, e cila deklarohet qё s’ёshtё e kapur dhe e ndikuar politikisht – pasi qё nё asnjё rrethanё s’do tё duhej tё ishte e tillё. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë