Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka filluar të ndjekë shembullin e djemve të përfaqësueses kosovare, duke shënuar fitore në miqësoren e parë ndaj Bullgarisë, me rezultat 2:1, bën të ditur Kabllogrami.
Për përfaqësuesen kosovare, golat i shënuan Besjana Reçica dhe Qëndresa Bajra, teksa Yoanna Georgieva shënoi golin e vetëm për kombëtaren bullgare.
Ndeshja u zhvillua në kryeqytetin e Bullgarisë, në Sofje. Miqësorja e dytë ndërmjet dy kombëtareve do të zhvillohet pas 3 dite, më 28 shkurt. /©Kabllogrami/