Rikthehen ethet e Champions League: United përulet nga PSG

Ndonëse Manchester United nuk dinte për humbje në 11 ndeshjet e fundit që prej emërimit të Solskjaerit si menaxher, dhe Paris Saint-Germain-i vinte në ‘Old Traford’ me mungesa të shumta në skuadër, nuk ndodhi vazhdimësia pozitive e Unitedit të cilët u mposhtën me rezultat 0:2 nga PSG-ja, raporton Kabllogrami.

Vendasit nisën takimin me një presion të lartë në zonën e PSG-së dhe gjatë pjesës së parë rrezikuan me Marcus Rashford që gjuajti nga një pozitë e papërshtatshme, por në vend ishte Gianluigi Buffon.

Për Parisin rrezikoi Kylian Mbappe që në minutat e fundit të pjesës së parë gjuajti jashtë portës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të bardhë 0 me 0.

Në fillim të pjesës së dytë francezët heshtën Old Traffordin kur mbrojtësi Kimpembe realizoi nga afërsia në minutën e 53, pas një asistimi të Di Maria.

Kur po zhvillohej minuta e 60-të, Mbappe i dha fund shpresës së Unitedit për të nxjerrë rezultat pozitiv nga ky takim, kur pas një asistimi të Di Maria, shënoi nga afërsia dhe Parisi pret anglezët me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit të ndeshjes dhe do t’i mungojë shumë ekipit në ndeshjen e kthimit, që vlerësohet si ‘një mision i pamundur’ në Paris. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë