Samsung zbulon dy laptopë të rinj në panairin CES 2019

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, në panairin e sivjetmë të teknologjisë CES 2019, ka prezantuar dy laptopët e rinj (Notebook) të cilat pritet se do të “përmbushin kërkesat e sotshme të konsumatorëve”.

Kompania koreano-jugore ka prezantuar modelin ‘Samsung Notebook 9 Pro’ tërësisht nga metali dhe modelin ‘Samsung Notebook Flash’ nga plastika, transmeton Koha.net. Po ashtu, të dy modelet vijnë me ekran 13.3-inç FHD, shkruan neowin.

Në vijim po ju paraqesim specifikat e Samsung Notebook 9 Pro:

  • Procesori: Intel Core i7-8565U, i gjeneratës së 8-të
  • RAM memoria: 8 GB LPDDR3
  • Sistemi operativ: Windows 10 Home
  • Memoria e brendshme: 256GB PCIe NVMe
  • Wireless: 802.11ac 2×2 (Giga)
  • Grafika: Intel UHD 620
  • Bateria: 55Wh, vjen me veçorinë ‘Fast Charging’
  • Pesha: 1.28 kg
  • Dimensionet: 12.1” x 8.1” x 0.55”
  • Portet: Thunderbolt 3 x2, USB-C x1, 3.5mm, microSD
  • Materiali i trupit: Tërësisht nga metali
  • Ekrani: 13.3” FHD
  • Kamera: HD
  • Altoparlantët: 1.5W x2, Thunder Amp
  • Lapsi Stylus: Përfshihet edhe Active Pen
  • Skaner për shenjat e gishtave
  • Tastiera me ndriçim

Ndërsa, Samsung Notebook Flash vjen me këto specifika:

  • Procesori: Intel Celeron N4000 ose Intel Pentium Silver N5000
  • RAM Memoria: 4 GB
  • Sistemi Operativ: Windows 10 Home
  • Memoria e brendshme: 64 GB eMMC
  • Wireless: 802.11ac 2×2 (Giga)
  • Grafika: E integruar
  • Bateria: 39Wh
  • Pesha: 1.36 kg
  • Dimensionet: 12.69” x 8.64” x 0.67”
  • Portet: USB-C x2, USB 3.0 x1, USB 2.0 x1, HDMI x1, 3.5mm, UFS & MicroSD Combo
  • Materiali i trupit: Plastikë
  • Ekrani: 13.3″ FHD LED (me rezolucion 1920 x 1080 pikselë), anti-refleks
  • Kamera: Ueb kamera
  • Altoparlantët: 1.5W x2
  • Skaneri për shenjat e gishtave

Të dy Notebookët do të jenë në dispozicion në fillim të këtij viti, por ende nuk është zbuluar se sa do të kushtojnë. Po ashtu, thuhet se ‘Notebook 9 Pro’ do të jetë më i shtrenjtë se ‘Notebook Flash’. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë