Volejboll, luhen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në të dy gjinitë

Në konkurrencën e femrave në volejboll Skënderaj e pret Dritën e Gjilanit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Kjo ndeshje luhet nesër /të mërkurën/ nga ora 20:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

KV Skënderaj luan si nikoqir në Mitrovicë në mungesë të palestrës në qytetin e Skënderajt.

Edhe gjysmëfinalja tjetër e Kupës te volejbollistet zhvillohet të mërkurën nga ora 20:00. Në Ferizaj takohen Kastrioti kundër M Technologie.

Te meshkujt, gjysmëfinalja e parë vë përballë skuadrat Prishtina Volley kundër Pejës. Ky takim luhet nga ora 15:30 në palestrën 1 Tetori në Prishtinë.

Të enjten me fillim në ora 20:00 në gjysmëfinalen tjetër te meshkujt, në Ferizaj takohen Luboteni e Theranda. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë