‘Taksa ndaj Serbisë do të vazhdojë të jetë në fuqi’

Edhe pse vazhdimisht Bashkimi Evropian bën thirrje për heqje të taksës 100% ndaj mallrave serbe, Qeveria e Kosovës qëndron e vendosur se vendimi hiqet vetëm atëherë kur Serbia e njeh Republikën e Kosovës.

Kështu vlerësoi edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

“Taksa do të vazhdojë të jetë në fuqi derisa të eliminohen të gjitha arsyet që na kanë shtyrë neve si Qeveri e Kosovës që ta vendosim një masë të tillë”, ka thënë Shala për RTV21.

I pari i kësaj ministrie foli edhe për përkrahjen ndaj prodhimit vendor.

“Në vitin 2019 do të jemi të fokusuar që të ndihmojmë prodhuesit vendorë në rritjen e cilësisë së produkteve të tyre, dhe kështu ato të jenë më të konkurrueshme në tregun e Kosovës, e njëkohësisht edhe në tregun e jashtëm”, ka thënë Shala.

Shala ka vlerësuar se Kosova është më mirë në klimën e të bërit biznes, kurse MTI i ka përmbushur përmbi 80 për qind të obligimeve të MSA-së. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë