Thjeshtё “Lorik”, Impresive

Film impresiv pёr Lorik Canën. Ёshtë publikuar filmi autobiografik pёr ish-kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Filmi titullohet thjeshtë: “Lorik”, por në këto 5 germa ka shumë sfidë e histori mbresëlënëse, shkruan Kabllogrami

Ky film kishte premierën mbrёmё në Tiranë, ku morёn pjesё personalitete të shumta të sportit, kulturёs, muzikёs e filmit si dhe tё politikës.

Ky projekt ёshtё i realizuar nga Andi Deçka, ku në ndihmë të këtij filmi autobiografik i kanë ardhur edhe njerëzit e qё punuan me futbollistin shqiptar nё klube tё ndryshme ku ai luajti, si dhe tё afёrm tё Lorikut.

Një rrëfim pёr Lorikun nё film ka edhe ish-sulmuesi francez, Xhibril Sise, teksa u shpreh se Cana ishte nga ata mbrojtësit që e shikoje sa në të majtë dhe sa në të djathë, sa në sulm ashtu edhe në prapavijë. Një legjendë si Loriku? E vështirë të përsëritet për herë të dytë, thotё Sise nё kёtё film. /©Kabllogrami/

Nё vijim mund ta ndiqni trajlerein e kёtij filmi:

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë