Vazhdon shterpësia te Milano, edhe në debutimin e Ibrahimoviqit

240

Image source: bbc.co.uk

Milano nuk ka mundur të nxjerrë një rezultat më shumë se barazim pa gola 0:0, si nikoqire e Sampdorias. Në ndeshjen e zhvilluar në San Siro, kuq e zinjtë vazhduan shterpësinë, ndonëse debutoi edhe përforcimi i madh mediatik i këtij afati dimëror, Zllatan Ibrahimoviq, bën të ditur gazeta online Kabllogrami.

Milano priti në ndeshjen e sotme Sampdorian e Claudio Ranierit me shpresën se do të këndellet pas  një serie të rezultateve të dobëta.

Trajneri i ekipit nga Millano, kishte vënë ë fushë një formacion ofanziv, por pa mundur që për 90 minuta të ndeshjes të gjejnë portën e gjenovezëve.

Në minutën e 55 të pjesëlojës së dytë, u inkudrua edhe veterani Zllatan Ibrahimoviq që ishte si përforcimi i madh mediatik i këtij afati dimëror për Millanon, duke zëvendësuar sulmuesin polak Piatek, por në fund të takimit rrjetat mbetën të paprekuara në të dy anët.

Milano pas kësaj ndeshjeje është në pozitën e 11 me 22 pikë, derisa Sampdoria gjendet në vendin e 16-të me 16 pikë të tubuara. /©Kabllogrami/

Lexo edhe