Veseli ftesё tё gjithёve pёr koordinim dhe unitet rreth dialogut

​Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar në një takim të përbashkët presidentin, kryeministrin, ekipin negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në ekipin negociator, LDK dhe VV, për t’u koordinuar për dialogun.

Deklarata e plotë e kryeparlamentarit Kadri Veseli:

Në këto momente të rëndësishme, kur Kosova përgatitet për fazën finale të dialogut me Serbinë, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të jetë vendi i unitetit.

Si kryetar i Kuvendit do t’i ftoj për të mërkurën, në orën 10:00, presidentin, kryeministrin, ekipin negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në ekipin negociator, LDK dhe VV.

Do të mblidhemi për të trajtuar temat e dialogut, të cilat janë të domosdoshme për arritjen e marrëveshjes finale, që Kosovës ia siguron njohjen nga Serbia, ulësen në OKB dhe anëtarësimin në NATO e BE. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë