Xhaka kacafytet me futbollistin serb

Granit Xhaka është përplasur me futbollistin serb, Bojan Dubajic, pasi që në minutat e fundit – në lojën shtesë, te kacafytja erdhi kur lojtari serb i Bate Borisov, ndërhyri ashpër në mbrojtësin, Nacho Monreal, njofton Kabllogrami.

Arsenal ka fituar 3:0 në përballjen e dytë ndaj BATE Borisovit në “Emirates”, për t’u kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Europa League.

Në këtë ndeshje kanë shkëlqyer dy shqiptarët, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka.

Xhaka, që asistoi te goli i Mustafit, u vlerësua si më i miri i ndeshjes me notën më të madhe (8.9), kurse Shkodrani i treti me notën më të mirë (7.9), aq sa Henrikh Mkhitaryan.

Xhaka gjithashtu asistoi edhe te goli i shënuan nga Sokratis, për të kompletuar një super ndeshje, që u pasua me një fjalosje në fund.

Në minutat e fundit, Xhaka pati një kacafytje me serbin e BATE-s, Bojan Dubajic, pasi ky i fundit ndërhyri ashpër në mbrojtësin, Nacho Monreal.

Kjo i pengoi mesfushorit shqiptar, që u vërsul menjëherë drejt serbit.

Megjithatë, gjakrat u qetësuan shpejt dhe gjyqtari përfundoi takimin. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë