Australia regjistron muajin më të nxehtë në histori

Australia, në muajin janar të këtij viti, regjistroi muajin më të nxehtë në histori.

Sipas Byrosë së Meteorologjisë, nxehtësia ekstreme ishte “e pashembullt” gjatë periudhës së verës.

Së paku pesë ditë në janar kanë qenë ndër dhjetë më të nxehtat në histori – me temperatura mesatare prej 40 gradësh Celsius, shkruan REL.

Moti i nxehtë ka shkaktuar viktima në njerëz dhe zjarre.

Disa lloje të kafshëve të egra kanë pësuar gjithashtu.

Ka pasur njoftime për ngordhje masive të kuajve të egër dhe lakuriqëve në zonat e prekura nga thatësirat e mëdha. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë