Google ndërton ‘fshatin’ me 8.000 shtëpi, parqe, biznese e kinema

Një ‘fshat’ i dizajnuar nga kompania e famshme Google, mund të bëhet së shpejti realitet, transmeton Kabllogrami

Sipas mediave të huaja, gjiganti i kërkimeve Google tanimë ka paraqitur një propozim të përditësuar në qytetin e Mountain View, Kaliforni, së bashku me projektet infrastrukturore, duke treguar se si do të dukej një gjë e tillë, pёrcjell Kabllogrami

Siç bëhet e ditur, kampusi i tij i ri do të mbulojë një hapësirë prej rreth 300 mijë metra katrorë, 8,000 shtëpi të reja dhe rreth 14 hektarë sipërfaqe publike.

Kampusi do të duhej tё vendoset në lagjen North Bayshore të Mountain View.

Një objektiv madhor i ndërtimit të kampusit është ndërtimi i shtëpive të përballueshme për tu blerë.

Deri në 9,850 njësi banimi janë miratuar si pjesë e projekt – planit urbanistik, ku 20 % janë klasifikuar si “njësi të përballueshme”.

Përtej hapësirës për banim dhe zyra, kampusi gjithashtu do të përfshijë shumë shëtitore dhe parqe – rreth 32 për qind e zonës do të ishte hapësira e hapur pёr rekreacion nё natyrё.

Ndërsa në një hapësirë të ndarë do të përfshinte gjëra si teatro, kafene, palestra dhe dyqane të tjera. Google ka bërë të ditur se ka qenë në komunikim të ngushtë me qytetin e Mountain View për të zhvilluar propozimin. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë